Ambasada Amerikane në Tiranë mesazh qytetarëve: Nëse respektoni ligjet do të gjeni mundësi për të hyrë në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në platformën “Instagram”, në lidhje me sistemin e imigracionit.

Në postimin e tyre, Ambasada shkruan se SHBA-ja është e përkushtuar në mbrojtjen e kufijve dhe sistemit të imigracionit, ndërsa theksojnë ndjekjen e proceseve ligjore dhe për ata që respektojnë ligjet do të gjejnë një mundësi.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të mbrojnë kufijtë tanë dhe tërësinë e sistemit tonë të imigracionit. Ata që ndjekin proceset ligjore dhe respektojnë ligjet tona do të gjejnë mundësi”, shkruajnë ata.


Shtuar 1.04.2025 22:06