Altin Dumani dhe Olsian Çela, mbërrijnë në Kuvend, do raportojë për korrupsionin para deputetëve

Këtë të hënë, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, ku do të raportojë për korrupsionin në vend.

Dumani ka qenë i shoqëruar edhe me dy prokurorë të tjerë të posaçëm.

Gjithashtu, edhe kryeprokurori Olsian Çela, ka mbërritur në Kuvend, ku edhe ai do të raportojë për krimin në vend.

Po ashtu do të raportojë edhe kreu i ILD, Artur Metani edhe kryetaret e KLP dhe KLGJ.

Më pas secili drejtues institucioni do të marrë pyetje nga deputetët.


Shtuar 27.10.2025 10:27