Altin Bojni flet pas fitores ne Mat: Është përgjegjësi e madhe, falenderoj qytetarët për besimin dhe mbështetjen

Procesi i numërimit të votave në bashkinë Mat ka përfunduar, duke konfirmuar fitoren bindëse të kandidatit të Partisë Socialiste, Altin Bojni.

Ai ka siguruar 66.54% të votave, përkatësisht 7 mijë e 425 vota, duke lënë pas kandidatin e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, Eduart Brahilika, me 28.54% (3 mijë e 184 vota), dhe kandidaten e pavarur Suzana Pasha, e cila garoi kundër partisë së saj, PS, me 4.92% (549 vota).

Pas shpalljes së rezultatit, Bojni u shpreh i emocionuar dhe falënderues ndaj qytetarëve të Matit për besimin e dhënë.

Ai theksoi se do të vijojë me të njëjtin ritëm, për të garantuar një të ardhme më të mirë për bashkinë.

“Një emocion i veçantë por sot dua të falënderoj të gjithë banorët e bashkisë Mat për besimin dhe mbështetjen e tyre që na kanë dhënë. Ne me gjithë këtë mbështetje që na kanë dhënë gjithë banorët e bashkisë Mat, është një përgjegjësi e madhe që duhet ta përkthejmë në shumë punë për gjithë komunitetin tonë, që punët e mira të mos ndalen dhe e ardhmja të jetë më e mirë dhe me këtë ritëm do të vazhdojmë përpara që bashkia jonë të jetë sa më mirë”, u shpreh Bojni.

Në këto zgjedhje të pjesshme lokale, që u mbajtën të dielën e 9 nëntorit në pesë bashki, Partia Socialiste fitoi bindshëm në të gjitha prej tyre


Shtuar 10.11.2025 09:20