Mjekja Alma Cani është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në vend të saj është emëruar mjekja onkohematologe Donjeta Bali, e cila do të prezantohet nesër me stafin.
Doktoreshë Alma Cani menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërua në Spitalin e sëmundjes së mushkrive, Sanatorium, që është kthyer prej vitesh në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Pas studimeve të shkollës së lartë, ndër 3 përqind më të mirat në vend, Cani u specializua si mjeke pneumologe. Dhe në vitet 93-97 u specializua për anestezi – reanimacion, ndërsa tani, pas 14 muajsh në drejtimin e QSUT ajo është larguar për t’u zëvendësuar nga Donjeta Bali.
Prof. asoc. Donjeta Bali shërben prej 24 vitesh si mjeke pediatre Onkohematologe në shërbimin delikat të Onko-Hematologjisë Pediatrike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.
Kush e njeh dr.Donjetën, e di se puna e saj, por edhe dashuria për të vegjlit me sëmundje të rënda të gjakut, është e pakursyer.