“Alla ishte përdorues i lëndëve narkotike, çfarë i kërkova prokurorisë në 2020-n”, Hoxha: Praktikisht dje SPAK ka shkrirë Bashkinë e Bulqizës

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur sërish mbi arrestimin e kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili akuzohet për korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.

Në një intervistë në News 24, Hoxha, risolli në kujtesë momentin kur në vitin 2020-të u publikua një video që tregonte Allën duke konsumuar lëndë narkotike.

Pas publikimit të videos gazetari u thirr në Prokurori, për vërtetësinë e saj.

Madje Hoxha ka treguar se ju ka kërkuar prokurorëve që analizat nëse Alla është përdorues kokaine apo jo t’i bëhen nga qimet e flokut, por atij ju bënë nga uji i hollë, i cili ëhstë më pak i besueshëm, pasi gjaku pastrohet brenda 48 orësh.

Lajmi për arrestimin e tij, ka ndalë rreth orës 20:30 dhe në momentet e para kundër reagimi ishte që nuk ishte e vërtetë dhe pretendohej se ai ishte duke ngrënë darkë. Derisa pas orës 23:00 nisi të qarkullonte lajmi që jo vetëm që ishte arrestuar por bashkë me të dhe 12 persona të tjerë, mes tyre drejtuesit kryesor të bashkinë Bulqizë, praktikisht SPAK dje ka shkrirë bashkinë e Bulqizës.

Në rikujtim të ngjarjes së 2020, i kam dalë “borxhit” Allës sepse nëse do të ishte larguar në atë kohë nuk do ishte arrestuar sot.

Në atë kohë kisha publikuar një video ku shfaqej zoti Alla në një ambient publik, në një banak lokali në kryeqytet, ku shfaqej duke konsumuar kokainë.

Përdoruesi ishte një njeri vendimmarrës që kishte marrë votën e qytetarëve. Bulqiza një nga zonat më të pasura me pasuritë që zotëron, dhe në vendin ku të pasurit bëhen më të pasur, banorët bëhen më të varfër. Ky njeri nuk mund të ishte drejtues i kësaj bashkie.

Alla e mori mandatin nga daja i vet i cili ishte më parë drejtues i bashkisë.

Presioni për të mospublikuar videon ishte i madh, më pas kishte problemin sepse presidenti nuk dekretonte zgjedhje dhe ishte rreziku që bashkia të mbetej pa kryetar.

Në deklarimet në Prokurorinë e Posaçme në atë kohë kam kërkuar analizat t’i bëheshin me fijen e flokut, sepse kjo tregon nëse je përdorues për një kohë të gjatë.

Analiza u bë në ujin e hollë dhe gjakun, që pastrohesh deri në 48 orë.

Kërkova këtë analizë nuk u bë asnjëherë, artificë që të mos i ndërpritej mandati”, ka deklaruar Hoxha.

Bahskë me allën u arrestuan edhe 10 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Bulqizës, të cilët akuzohen po ashtu ëpr korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.


Shtuar 16.03.2023 17:26