Alis me “Nan” triumfon në Festivalin e Këngës, artisti shkodran do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Këngëtari shkodran Alis, ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH më këngën “Nân”, duke fituar si zemrat e publikut, ashtu edhe vlerësimin maksimal të jurisë.

Ky sukses i siguron artistit të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026, që do të zhvillohet në Vjenë, Austri.

Performanca e Alis u veçua për potencën vokale të jashtëzakonshme, interpretimin unik dhe një mesazh universal për dashurinë, duke e bërë këngën “Nân” të prekë publikun në mënyrë të veçantë.

Emocioni dhe energjia që Alis transmetoi në skenë krijuan një moment të paharrueshëm të natës finale, i shoqëruar me ovacione dhe duartrokitje të gjata.

Alis grumbulloi 152 pikë nga kombinimi i votave të publikut dhe pikëve të jurisë.

Në vendin e dytë u rendit Inis Neziri me 102 pikë, ndërsa Sheila u pozicionua në vendin e tretë me 93 pikë.

 


Shtuar 21.12.2025 08:00