Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë! Votat e PD janë regjistruar si të PS-në, provat janë tek videot e KQZ

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin “Real Story” sistemin zgjedhor. Sipas tij, sistemi zgjedhor ishte një kurth që gara të bëhej brenda partisë.

Sakaq, Alimehmeti u shpreh se sa i përket rinumërimit të votave, do të dalin problematika ndërsa shtoi se ka pasur probleme dhe në votat e Partisë Socialiste.

“Ky sistem zgjedhor ishte i gabuar që në fillim. Ishte një kurth që gara të bëhej brenda partisë. Do hapen dhe votat e PS në Tiranë dhe do shihni çfarë kanë ndodhur.

Partitë kanë përgjegjësinë e tyre dhe ne po bëjmë detyrën tonë që është mbrojtja e votës së kandidatit. Nëse institucionet ligjore kanë këtë drejtim jam i detyruar ta ndjek.

Prova është video që ka regjistruar vetë KQZ. Ka vota që janë të PD dhe janë regjistruar si të PS.”-tha Alimehmeti.


Shtuar 12.06.2025 21:13