Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë: Varet nga gara e

Anëtari i Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike dhe ish-kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës.

Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ Top News, kur u pyet për një kandidim të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi, duke theksuar se procesi varet nga mënyra se si do të organizohen garat brenda Partisë Demokratike.

Të lidhura

None found

Alimehmeti i ka qëndruar objektivit të tij, që siç u shpreh dhe ai nuk ndryshon dhe është po i njëjti.

“Unë kam qenë gjithmonë i qartë në synimet e mia, në objektivat e mia. Gara ku jam futur unë nuk ka qenë kurrë garë partiake, por elektorale. Unë jam futur në garë kundër kundërshtarit politik, pra Partisë Socialiste. Brenda garave të brendshme nuk kam hyrë ndonjëherë.

Ndërkohë që nëse nuk ka primare, pastaj duhet parë se si kjo funksionon. Do të jetë propozim i kryesisë së vogël apo i kryetarit; sidomos për Tiranën do të jetë një vendim shumë politik, jo kaq i thjeshtë. Unë objektivin tim e kam pasur gjithmonë, nuk lëviz, jam po i njëjti”, u shpreh Alimehmeti.

Ndërkohë pak ditë më parë Berisha u tërhoq për kandidaturën e Florian Binajt duke u shprehur se do të vendosë opozita për kandidaturën e saj, jo kandidat i pavarur.

Kryedemokrati tha se përgatitjet kanë nisur dhe se kandidatët do të prezantohen shumë muaj përpara zgjedhjeve lokale 2027.

“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale. Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira”, tha Berisha disa ditë më parë.


Shtuar 7.04.2026 18:42