Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për Tiranën, padit KQZ-në në Kolegj

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës.

Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së. Ilir Alimehmeti padit KQZ në Kolegjin Zgjedhor! Kërkon rinumërimin e votave të 11 majit në të gjitha KZAZ-të e Tiranës.

Ilir Alimehmeti, kandidati i PD-së për Tiranën në 11 maj ka paditur Komisioni Qendror të Zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor. Alimehmeti kërkon rinumërim të votave në të gjitha KZAZ-të e Tiranës. Nesër më datë 3 qershor, hidhet shorti në Gjykatën Administrative për të përcaktuar trupën e Kolegjit Zgjedhor që do shqyrtojë ankesën e tij ndaj KQZ-së.

Alimehmeti, i cili ishte kandidat nga lista e hapur në koalicionin PD-ASHM, kërkon të ndryshohet vendimi i KAS që nuk e ka pranuar për shqyrtim ankesën e tij të mëparshme.

Më tej kërkon ndryshimin e vendimit të KQZ-së që ka miratuar rezultatin përfundimtar të votimit në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe sakaq të bëhet rinumërim ose rivlerësim i votave në të gjitha KZAZ-të e Qarkut Tiranë.

Nëse këto nuk pranohen, të kërkohet nga Gjykata Kushtetuese të kontrollojë një nen të Kodit Zgjedhor, duke u bazuar në Kushtetutë.


Shtuar 2.06.2025 18:59