Alibeaj zyrtarizon një tjetër kandidat, ju kujt ja beson garën për Bashkinë e Dimalit

Grupi i Alibeajt ka zbuluar kandidatin e radhës për një nga 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.

Dritan Sula, është kandidati i zgjedhur që do të garojë nën singlën e kësaj force politike në Bashkinë e Dimalit.

Sula, biznesmen, diplomuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, është një njeri aktiv në politikë dhe jetën e tij profesionale dhe shoqërore e ka të lidhur me vendlindjen e tij.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Primaret përcaktuan Gentjan Micen nga grupi i Berishës./albeu.com