Alibeaj zbulon se çfarë bisedoi me Gabriel Escobar

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Frontline ka folur në lidhje me vizitën e zyrtarit të SHBA Gabriel Escobar në Tiranë, teksa ka zbuluar edhe bisedën me të.

Alibeaj deklaroi se marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në janë speciale dhe se gjatë takimit të zhvilluar SHBA i dha nja mbështetje të pastër dhe të qartë Partisë Demokratike.

Ai zbuloi se përveç kësaj, thelbi i bisedës ishin zgjedhjet e 14 majit, për të cilat Alibeaj tha se i tregoi Escobar për shkeljet morale, politike dhe të institucioneve nga ana e mazhorancës.

Nuk është takimi i parë me Escobar për PD-në. PD ka lindur me bekimin e SHBA-ve dhe marrëdhëniet e saj me SHBA-në janë speciale. Nuk bëhet fjalë për marrëdhënie të informacionit politik, por SHBA është vetë frymëzimi i kombit tonë.

Partinë e bëjnë bartësit e atyre vlerave mbi të cilat u themelua partia para 32 vitesh. Ishte një mbështetje e pastër dhe e qartë që SHBA i jep PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve. Nuk e fsheh fare që mbështetja e tyre është impuls i fortë. Ky ishte thelbi i diskutimeve me Escobar, por edhe për zgjedhjet e 14 majit. I shpjegova refuzimin e mazhorancës për rekomandimet tona që kemi çuar në komision. I bëra me dije të gjitha shkeljet, jo vetëm morale e politike që kjo qeveri po bën. Shkelja sistematike e të dhënave personale me Aktivistin e famshëm, shantazhet dhe terrori në administratën publike që ka marrë urdhër për të bërë vota për qeverinë. Rritjet e pagave e pensioneve, tenderët e pafundëm të kësaj qeverie që i ka lansuar tani. Të gjitha këto janë simptoma më e qartë e dukshme që kjo qeveri zgjedhjet i vjedh, i blen dhe shantazhon qytetarët. Procesi zgjedhor është proces i partive politike dhe i qytetarëve mbi të gjitha”, tha ai.


Shtuar 13.04.2023 19:56