Kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, ku janë diskutuar kandidaturat për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Alibeaj bëri të ditur se ditën e shtunë do të zbardhen të gjitha vendimet e marra.
Por ajo që ka rënë në sy të gazetarëve ka qenë prania e forcave të Gardës së Republikës.
I pyetur në lidhje me shtimin e masave mbrojtëse ndaj tij, Alibeaj tha se nuk ndihet i kërcëniar apo i rrezikuar, por prania e gardës ëhstë detyrim ligjor në momentet e zgjedhjeve lokale apo elektorale.
“Nuk kam dashur t’i mbajë, por është detyrim i gardës që në situata zgjedhorë duhet të shoqërohet”, tha ai.
A ndihet i kërcënuar?
“Asnjëherë, kurrë!”, deklaroi Alibeaj.
/AlbEu.com/