“Larg gjuhës së urrejtjes” Alibeaj: Grupi i punës, hapi i parë drejt bashkimit

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike ka dalë në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë.

“Besoj që ju e patë vendimin e grupit, që do të doja ta falenderoja për sensin e përgjegjshmërisë. Kjo është një shenjë tjetër e ngritjes së nivelit të përgjegjësisë. Me këtë sens përgjegjësie një nga synimet e kërkuara prej kaq kohës nga demokratët, bashkimi. Bashkimi për të mirën e demokratëve duke lëshuar dhe hequr dorë nga gjuha e urrejtjes si mënyra e vetme për të bashkuar demokratët.

Unë besoj që ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim dhe të arrijmë këtë që kërkojnë demokratët sot dhe në vazhdim. Është një hap i parë si shenjë drejt negociatës për të shkuar drejt bashkimit, një grup pune, i përbërë nga të gjitha instancat e partisë. Me përgjegjësinë e madhe për të cuar përpara këtë bashkim të çojmë këtë grup” u shpreh kryetari i komanduar i PD.

I pyetur për grupin e punës, Alibeaj tha këtë sqarim: “Është ngarkuar kryetari i partisë, i komanduar që në këtë rast jam unë që do të caktojë emrat. Presim sinjalin e parë të kësaj rruge. Është gjithçka e qartë në grupin parlamentar dhe vendimin e kryesisë. Cdo dozë skepticizmi besoj ka kaluar”

VENDIMET E MARRA SOT NE KRYESINE E PD

1. Kryesia e Partisë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes dhe arrogancës mes demokratëve dhe i bën thirrje secilit anëtar të Partisë të reflektojë dhe të rishikojë pozicionin e deritanishëm përçarës mes demokratëve. Nga përçarja dhe konflikti i brendshëm mes demokratëve dëmtohet Partia Demokratike dhe përfiton vetëm regjimi i Edi Ramës.
2. Kryesia e Partisë bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të çdo iniciative dhe procesi të njëanshëm, që është duke u kryer në bazën e partisë, sepse përbëjnë akte përçarëse mes demokratëve. Kjo do të konsiderohej si shprehje vullneti për fillimin e procesit të bashkimit.
3. Kryesia e Partisë shpall vullnetin e saj për të bërë gjithçka në funksion të bashkimit dhe fton zyrtarisht në bisedime kolegët e palës tjetër. Për këtë qëllim krijohet një grup pune me pjesëmarrjen e anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve, duke ftuar që pjesë e këtij grupi pune ti’ bashkohen në numër të barabartë edhe përfaqësues të kolegëve të palës tjetër. Për konkretizimin e kësaj formule ngarkohet Kryetari i komanduar i PDSH.


Shtuar 23.03.2022 22:52