Një ditë më parë, në media u raportua se Alfred Peza, kishte dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar.
Në një reagim për “Koha Jonë”, Peza ka mohuar lajmet e dorëheqjen. Ai ka thënë se do të qëndrojë në krye të RTSH-së, deri në përfundim të mandatit.
“Nuk kam dhënë dorëheqje, këtu me keni deri me 15 qershor 2028”, ka thënë Peza.
Ish-deputeti i PS u zgjodh në krye të Radio Televizionit Shqiptar, në qershor të vitit që lamë pas.
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Peza është akuzuar se ka kryer një sërë shkarkimesh dhe emërimesh të padrejta.