Aleati i Boris Johnson: Ish-kryeministri po kthehet nga pushimet, do të garojë për drejtimin e qeverisë britanike

Një aleat i Boris Johnson ka thënë se ish-kryeministri do të kandidojë në garën për lidership.

James Duddridge i tha korrespondentit kryesor politik të Sky, Jon Craig se zoti Johnson tha se ishte i gatshëm dhe do të kandidonte.

Deputeti shtoi se Johnson aktualisht po kthehet në Mbretërinë e Bashkuar nga pushimet e tij në Karaibe.

Spekulimet janë rritur nëse ish-kryeministri do të ketë një tjetër detyrë në krye.

Ai është aktualisht një nga tre kandidatët kryesorë në garë dhe ka fituar mbështetjen e katër ministrave të kabinetit.

Për të pasur një shans për të marrë sërish detyrën, ai do të ketë nevojë për mbështetjen e 100 deputetëve konservatorë.

Pra, cilat janë shanset e tij?

Aktualisht janë 357 deputetë konservatorë, 148 prej të cilëve votuan kundër Johnson në një votëbesimi vetëm disa muaj më parë.

Nëse ata refuzojnë ta mbështesin përsëri, kjo lë 209 deputetë për të zgjedhur.

Liz Truss kishte 113 nominime këtë verë, kështu që të gjitha këto janë në dispozicion.

Por a mund të shkojnë disa prej tyre tani tek Penny Mordaunt dhe Rishi Sunak?/albeu.com


Shtuar 21.10.2022 21:02