“Aleatë dhe miq”, kë takoi Rama në Lituani (FOTO-LAJM)

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë disa foto nga Vilnius, Lituani.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga mikpritësi i këtij takimi, Presidenti lituanez, Gitanas Nauseda dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Po ashtu, kryeministri Rama është takuar edhe me liderë të tjerë botërorë, me Presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin bëri dhe një foto familjare duke ecur krah për krah me njëri-tjetrin, me kryeministren italiane Giorgia Meloni, me Antony Blinken etj,.

Sot ne Vilnius të Lituanisë, udhëheqësit e NATO-s , po diskutojnë për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Më herët Kryeministri i vendit Edi Rama shkroi se aleatët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

/Albeu.com


Shtuar 11.07.2023 20:57