Aleanca për Shqiptarët sonte do të mbledhë kryesinë e partisë në Tetovë për të biseduar për zhvillimet politike, mes të cilave edhe formimin e grupit negociator për hyrjen e mundshme në qeveri.
Ky grup do të jetë i autorizuar të zhvillojë takime me partitë në koalicionin qeveritar gjatë periudhës së mundshme për të matur pulsin e tyre për zgjerimin eventual të shumicës.
Nga ana tjetër, kryeministri Kovaçevski duhet po ashtu të mbledhë partnerët e koalicionit, disa prej të cilëve tashmë janë shprehur kundër zgjerimit, kurse disa kundër shtimit të ministrave shqiptarë në ekzekutiv. Vendimin për të filluar ose jo negociatat, partia e Arben Taravarit e pret e shumta deri në fund të javës së ardhshme. /Alsat