Albin Kurti surprizon udhëtarët e parë në fluturimin pa viza: Nuk jam kapiteni, por kryeministri juaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka surprizuar udhëtarët e përzgjedhur në udhëtimin e parë pa viza.

Në një video të publikuar nga qeveria e Kosovës, Kurti shihet teksa flet në në telefonin e aeroplanit.

“Mirëdita të gjithëve. Ky nuk është kapitetni i juaj, por kryeministri i juaj”, – thotë Kurti.