Sara Kolami nuk është shumë e familjarizuar me njohjen e figurave të rëndësishme politike apo ikonave shqiptare dhe këtë e tregoi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Gjatë një momenti relaksues pranë pishinës, Fitimi e ka sfiduar Sarën me një pyetje mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kur ai e pyeti nëse e njihte, Sara pranoi se emri i dukej i dëgjuar, por nuk ishte e sigurt për identitetin e tij.
“Jo, ndoshta emër i dëgjuar, por jam shumë keq me emrat,” tha Sara, duke qeshur.
Në atë moment, Fitimi vendosi ta vërë në lojë, duke e ngatërruar më tej: “Albin Kurti është një këngëtar që këndon këngë popullore.”
@fastnewskosovo #kosova #bigbrothervipkosova #drilonsara #saradrilon #gjesti #bigbrothervipalbania