Kreyministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur sot se importet ga Serbia do të ulen akoma më shumë, pas masave që do të marrë qeveria.
Duke iu përgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Kurti tha se, synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.
“Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60 përqind më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha Kurti./albeu.com