Deputetja e PD-së, Albana Vokshi është zgjedhur zëvendëspresidente e Forumit të Gruas së Partisë Popullore Europiane.
Lajmin e bëri të ditur Komisioni i Rithemelimit, i cili njofton se gjatë kongresit të EPP ëomen të zhvilluar në Dublin, Vokshi rezultoi një nga 3 gratë më të votuara, duke përfaqësuar Lidhjen Demokratike të Gruas dhe Partinë Demokratike.
“Jam shumë mirënjohëse për mbështetjen e familjes sonë të madhe europiane. E gjithë energjia ime do të jetë për të pronovuar vlerat e demokracisë europiane, për të fuqizuar gratë në Shqipëri, Ballkanin Perëndimor dhe kudo ku luftojnë për barazi”, u shpreh Vokshi.
Në kongresin e Dublinit, EPP ëomen vendosi për ndryshimin e lidershipit. Doris Pack, një nga mbështetëset të Shqipërisë u tërhoq pas shumë vitesh të drejtimit të Forumit, duke mbajtur tani vendin e Presidentes së Nderit.
Presidente e EPP ëomen u zgjodh deputetja rumune Rozalia Biro’, Kryetare e Komisionit për Punët e Jashtme.
Në 6 vendet për zëvendëspresidente u zgjodhën:
Agnieszka Pomaska, deputete (Poloni)
Mariya Gabriel, zëvendëspresidente e PPE dhe Komisionere Europiane për Inivavionin, Kërkimin,
Arsimin, Kulturën dhe Rininë, (Bullgari)
Albana Vokshi, deputete PD, Kryetare LDGSH (Shqipëri)
Dubravka Suica, zv.Presidente e Komisionit Europian, zv.presidente PPE (Kroaci)
ëalburga v. Lerchenfeld, këshilltare menaxhim krizash, CSU (Gjermani)
Doina Gherman, deputete, (Moldavi).