Albana Vokshi debat me Plarent Ndrecën: Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat?

Ka nisur sërish me debate të forta mbledhja e Komisionit për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi, tha se Plarent Ndreca ka hall nëse do të shkojë në SPAK me këmbët e veta apo me avokat.

Ajo tha se lista e deputetëve të Durrësit është bërë nga bandat.

Ndërsa, Ndreca ia ktheu se ndryshe nga PD, PS nuk e konsideron SPAK-un organizatë kriminale.

Albana Vokshi: A jeni në tërezi apo jo. Nuk bëhet kështu mbledhja. Rendin e ditës e bën kryetarja.

Plarent Ndreca: E bën mbledhjen ¼ e anëtarëve. Po bën presion. Nuk ma ndjen hiç se çfarë thua. Ju e keni penguar Komisionin. Ne kemi pritur gjithmonë me shumë durim.

Albana Vokshi: Si të vijnë mbrapa këta ty. Në SPAK do shkosh me këmbët e tua apo do marrësh avokat. Ky është halli. Lista e Durrësit ka gjysmën e deputetëve në burg. Lista është bërë me urdhër të bandave.

Plarent Ndreca: Ne SPAK nuk e konsiderojmë organizatë kriminale, ndryshe nga ju.


Shtuar 21.10.2024 09:51