Albana Fico largohet nga drejtimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”

Qendra Spitalore Universitare (QSUT), ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, e cila e mbante këtë post nga dhjetori i vitit 2021.

Fico u emërua në krye të QSUT, pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.

Në atë kohë, qenë ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.

Ndërkohë, nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e Albana Ficos, duke u zgjedhur në krye të QSUT.


Shtuar 25.03.2024 10:33