Alba shuan çdo dyshim ne lidhje me Limi Hotin në Ferma VIP

Alba dhe Limi nuk janë më bashkë, kjo është konfirmuar nga vetë ish-fermerja mbrëmjen e sotme të spektaklit Ferma VIP.

E pyetur nga moderatorja Luana Vjollca se a është më me Limin, Alba ka konfirmuar atë që shkoi pak ditë më parë në rrjetet sociale se janë ndarë.

Ndërkohë nuk kanë munguar as batutat e dy opinionistëve “pikantë”, Kastro dhe Zhaku, të cilët me humor kanë pyetur Albën se nga e preferon parterin e ardhshëm.

Pjesë nga biseda:

Luana: Je më me Limin?

Alba: Fjala është thënë.

Luana: Jeni ndarë?

Alba: Po.

Kastro: Nga kush i tha fjala e fundit?

Alba: Pak rëndësi ka.

Zhaku: Rëndësi ka që Alba e mori mësimin e saj.

Kastro: Unë kam besim se Alba do dalë me noj dekalarata tjetër se e do Tosk, Bektashi.

Alba: Kastro unë nuk i ofendoj të tjerët.

Kastro: Je gati për një lidhje me një Tosk.

Alba: Jo jam prapë me veriorët.


Shtuar 13.06.2025 23:03

Tags: ,