Alba i hedh tymin syve Bias, Agravon situata në shtëpi mes dy banoreve: Ose unë dal nga shtëpia, ose ti

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka marrë një kthesë të tensionuar mes dy banoreve, Alba dhe Bia.

Përplasja mes tyre është përshkallëzuar aq shumë sa që e dyta ka paralajmëruar hapur Albën se sonte, gjatë Prime, njëra nga ato dy do të largohet nga shtëpia.

Ky moment ka ndodhur pas një incidenti të vogël, i cili u bë shkak për grindjen e tyre më të madhe.

Sipas burimeve brenda shtëpisë, gjithçka nisi kur Alba i fryu tymin e cigare elektronike në sy Bias, një gjest që shkaktoi pakënaqësi dhe tension të menjëhershëm.

Bia nuk ka ngurruar ta bëjë paralajmërimin e saj të fortë, duke e bërë të qartë se nuk do të tolerojë sjellje të tilla dhe se situata ka arritur në një pikë vendimtare.

Tensioni ndërmjet dy banoreve ka qenë i dukshëm gjatë gjithë ditës, dhe të gjithë shikuesit e Big Brother po presin me padurim zhvillimet e mbrëmjes në Prime.

Kjo përplasje mes Albës dhe Bias pritet të sjellë momente dramatike, ndërsa pyetja që shtrohet është se cila nga dy banoret do të dalë nga shtëpia, duke e bërë tensionin dhe intrigën të pandalshme për publikun.


Shtuar 15.12.2025 13:58