Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me alarmin për bombë në parkingun e hotel Plaza. Sipas bluve të Tiranës, punonjësja e hotelit ka telefonuar sallën operative pasi një person i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe forcat xheniere të cilat vijojnë veprimet hetimore për rastin në fjalë ndërsa personat në hotel janë evakuuar.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.