Prurjet në lumin Vjosa vijojnë me intensitet të lartë, duke sjellë situatë të tensionuar në zonat përreth.
Shkalla matëse e urës së vjetër të Mifolit është mbuluar totalisht, duke treguar se niveli i ujit ka arritur 8.3 metra.
Rreziku kryesor qëndron tek përmbytja e tokave bujqësore, banesave dhe njësive të biznesit.
Uji po afrohet gjithashtu tek ura e vjetër e Mifolit, duke e futur atë në pikën kritike dhe duke rritur mundësinë e daljes nga shtrati nëse prurjet vazhdojnë me këtë ritëm.
