Autoritetet në Ukrainë kanë njoftuar alarme për sulm ajror në të gjithë vendin.
Në dy orët e fundit, kanali zyrtar i alarmit ajror Telegram ka paralajmëruar për sulme në gjitë rajonin rreth kryeqytetit Kiev, si dhe qytetet kryesore Kherson dhe Lviv.
Alarmet janë dhënë edhe për rajonet e Kharkiv, Donestk, Dnipropetrovsk dhe të tjerat.
Autoritetet thanë gjithashtu se zjarri i artilerisë po godiste qytetin jugor të Nikopolit, me të gjithë banorët që u detyruan të kërkonin strehim./Albeu.com/