Policia evakuoi stacionin e Larisës, si dhe dy hotele në Metaxourgeio dhe Agios Panteleimonas në Greqi, për shkak të një alarmi me bombë, raportojnë mediat greke.
Konkretisht, në orën 09:40 të mëngjesit u bënë thirrje telefonike për paralajmërimin e një shpërthimi bombë tre orë më vonë, në stacionin e Larisis dhe në hotelet Novotel në Michail Voda dhe Stanley në Metaxourgeio .
Me urdhër të ELAS-it u evakuua edhe stacioni i metrosë “Metaxourgeio”.
Për këtë qëllim është ndalur qarkullimi i automjeteve në rrugët rreth zonës./albeu.com