Këtë të mërkurë rreth orës 06:35, banorët e Kukësit janë zgjuar të alarmuar. Sipas informacioneve paraparake, në një nga stolat e Bulevardit të qytetit, është pikasur një objekt, ku sipas dyshimeve të para është bombë ofensive.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.
Sipas informacionit paraprak të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.