Një minë ruse ka shpërthyer pranë dhomës së gjeneratorit të centralit bërthamor të okupuar në Zaporizhzhia, ka raportuar operatori shtetëror i Ukrainës Energoatom.
Në një deklaratë, operatori tha se “sipas burimeve, një shpërthim ndodhi pranë dhomës së motorit të njësisë së katërt të energjisë (reaktorit)”.
Vendi në Ukrainën juglindore aktualisht po operohet nga stafi i tij origjinal ukrainas, por është nën kontrollin ushtarak rus.
Energoatom pretendoi se trupat ruse u thanë punëtorëve se ishte “minia e tyre që shpërtheu”.