Ditën e sotme, rreth orës 07:00 të mëngjesit, banorëve të Kievit u është bërë një apel që të strehoheshin menjëherë, pasi pritej një sulm i mundshëm rus me raketë.
“Rajoni i Kievit – alarm ajror. Kërcënim për një sulm me raketë. Strehohuni të gjithë menjëherë”, tha kreu i administratës rajonale, Oleksiy Kuleba, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Sipas asaj që shkruan Sky News, Kuleba sugjeron se një sulm rus mund të jetë i pashmangshëm.