Ditët e fundit vullkani Etna ka shfaqur aktivitet me shatërvanë të ndryshëm llave dhe hirit, duke rezultuar në mbylljen e aeroportit të Katanias më të afërt për disa ditë.
Nga sot, situata po kalon nga niveli i “Kujdes” në “Para alarmit”, pasi Mbrojtja Civile e Siçilisë, referuar skenarit të shpërthimit të vullkanit, flet për një “probabilitet të lartë për një ngjarje të afërt”.
Siç raportohet nga shtypi italian, duke cituar Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Ingv, të dhënat nga observatori Etna tregojnë se në orët e fundit dridhja mesatare vullkanike karakterizohet “nga luhatje të mëdha në vlerat e saj”. Nga këto, vlera të ndryshme të larta kanë të bëjnë veçanërisht me majën e vullkanit dhe zonën midis kraterit juglindor dhe lindor të kraterave qendrore, në një lartësi midis 1700 dhe 2900 metra.
Siç u theksua, Rajoni ka kërkuar nga kryetarët e komunave më të ekspozuara që të ndalojnë aksesin në majat e Etna-s. Në të njëjtën kohë, alarmi për aviacionin civil ndryshoi nga jeshile në të verdhë, megjithëse aeroporti i Katanias funksionon normalisht që nga dje – dhe deri më tani.