Alarm në Berat, digjet një sipërfaqe prej 1000 m2, dyshohet se zjarri ishte i qëllimshëm

Një zjarr ka rënë pranë Tregut të ri tek Ura e Salillarit në Berat. Zjarri u pikas nga kalimtarët e rastit, të cilët njoftuan zjarrfikësit.

Në vendngjarje raportohet se ka shkuar grupi i shërbimit me dy mjete zjarrfikëse.

Megjithëse zjarri ishte duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës e temperaturave të larta, zjarrfikësit bënë të mundur izolimin e tij dhe fikjen në një kohë relativisht të shkurtër sipas asaj që ka raportuar gazetarja Eneida Petova.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1000 m2 me shkurre e ferra. Sipas burimeve zjarrfikëse në vendngjarje, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 26.06.2024 16:59

Tags: ,