Alarmi u ngrit në Londër pasi një paketë e dyshimtë u gjet pranë Downing Street, me policinë që mbylli rrugën Whitehall. Sipas një zyrtari qeveritar, ndërtesat përgjatë Whitehall janë evakuuar. Në të njëjtën kohë, qindra njerëz janë mbledhur në Paradën e Gardës së Kuajve.
Një oficer policie konfirmoi se një rrugë pranë Doëning Street, ku ndodhet zyra e kryeministres britanike Liz Truss, është thirrur për shkak të raportimeve për një paketë të dyshimtë. Whitehall, i vendosur midis Dhomës së Komunave dhe Sheshit Trafalgar, strehon një sërë zyrash qeveritare, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.
Por pas hetimeve nga ana e policisë, rruga në qendër të qarkut qeveritar të Londrës, pranë zyrës dhe rezidencës së kryeministres Liz Truss në Downing Street, u rihap.
“Oficerët specialistë e kanë vlerësuar artikullin në Whitehall dhe është deklaruar si jo e dyshimtë. Kordoni është hequr”, tha policia.