Akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, gjykata lë në burg Martina Pajollari (VIDEO)

Mbahet sot gjyqi i Martina Pajollarit, e cila akuzohet se ka qenë e implikuar në vrasjen e të riut Martin Çeços me të cilin thuhet se ka pasur një lidhje. Ndaj saj është caktuar masa e sigurisë arrest me burg.

Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtari Besnik Shehu.

Pajollari u arrestua dje nga policia e Korçës, 4 muaj pas vrasjes së Martin Çeços, 26-vjeçarit me të cilin ishte në një lidhje në fshatin Kolanec të Maliqit. Por me sa duket kjo nuk ka qenë e vetmja lidhje e 18-vjeçares, e pikërisht raporti me një prej autorëve dhe viktimën, ka qenë dhe shkaku i krimit të rëndë që tronditi Maliqin

Pajollari, e cila dyshohet se është bashkëpunëtore në këtë ngjarje. Nga deklaratat e saj në polici ajo në një moment ka pranuar që ndodhej në vendngjarje në momentin kur është kryer krimi. Për këtë çështje tre shtetas janë vënë pas hekurave më parë, Valter Mollaj, Edlir Mollaj dhe Blenti Angjo janë të dyshuarit kryesor.

Nga hetimet prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kjo shtetase e ka nxjerrë në pritë 26-vjeçarin, natën kur u ekzekutua disa kilometra pranë fshatit, tek një rezervuar, ku u inskenua dhe vetëvrasja e Martin Çeços. Ishte Tina Pajollari e cila u pyet e para në Polici dhe tregoi se vrasjen e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo. Më vonë para policisë ajo ka pranuar që ka qenë në vendngjarje dhe ka dhënë detaje të tjera mbi krimin mostruoz. Dëshmia e të resë është mbështetur dhe nga bariu i Valter Mollajt. Gjithsesi shtetasja Pajollari nga fshati Marjan i Korçës, ka ndryshuar disa herë dëshminë kur është marrë në pyetje./albeu.com