Akuzohet se shprehu pikëpamje pro-ruse, politikani ukrainas dënohet me 5 vite burg

Një gjykatë në Ukrainë ka dënuar një anëtar të një partie të opozitës me pesë vjet burg për shprehjen e pikëpamjeve pro-ruse në bisedat e tij private.

Politikani, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte shërbyer në Këshillin Bashkiak Cherkasy përpara se të bëhej ndihmës i një deputeti në parlamentin e vendit.

Në mars të vitit 2022, Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës pezulloi aktivitetet e partisë politike të Platformës Opozitare, For Life. Autoritetet akuzuan partinë se vepron në interes të Moskës.

Në një mesazh në kanalin e Telegram të hënën, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës zbuloi se i pandehuri u shpall “ fajtor për justifikimin e agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës.”


Shtuar 26.12.2023 19:50