Pasi u la në “arrest shtëpie” dhe u pezullua nga detyra, drejtori i IT-së, në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka deklaruar se nuk është i përfshirë në ndërhyrjet në sistemin TIMS.
Por, Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kanë pohuar se është dokumentuar me pamje filmike ndërhyrja që Muça ka bërë në sistemin TIMS, në zyrën e tij.
Ervin Muça pretendon se nuk ka qenë në zyrë atë ditë, por ai është filmuar nga kamerat e bizneseve rreth e rrotull. Ndërkohë, edhe roja ka deklaruar se Muça ka qenë në zyrë ditën që është ndërhyrë në sistemin TIMS.
Pak ditë më parë mbi këtë ngjarje u ngrit edhe një komision hetimor parlamentar, i cili do të hetojë rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.
Mësohet se kallëzimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore vitin e kaluar u bë në organet e drejtësisë pas insistimit të përfaqësisë amerikane në Shqipëri të cilët zbuluan edhe ndërhyrjen në sistemin e të dhënave TIMS./albeu.com