Ish-drejtori i IT, Ervin Muça, është paraqitur ditën e sotme në gjykatë. Muça është në masën ‘arrest shtëpie’ dhe është pezulluar nga detyra.
Ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, ka mohuar akuzat në lidhje me ndërhyrjen në sistemin TIMS.
“Kam bërë detyrën, s’kam kryer asnjë shkelje, skam kopjuar asnjë te dhënë, deklarohem i pafajshëm, lëreni drejtësinë të bëjë pune e saj, deklarohem i pafajshëm, nuk ka lidhje kodi i punonjësit kam vepruar sipas procedurës, nuk me ka kërkuar askush asgjë”, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ndërkohë që hynte në ambientet e gjykatës.