Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, doli sor para Gjykatës së Posaçme në lidhje me apartamentin e sekuestruar në Golem.
Bahskim Dedja ka bërë mbrojtjen në Gjykatën e Posaçme, teksa deklaroi se apartamenti në Golem me hapësirë 60m2 dhe një garazh, është në emër të vëllait dhe duhet të përgjigjet ai.
Ai pretendon se nuk ka fshehur asnjë pasuri, pasi apartamenti i takon vëllait.
Gjithashtu ai tha se huanë 10 mijë euro e ka marrë nga kinati, i cili ndodhet në emigrim dhe se për apartamentin 146m2 në Tiranë kam marrë kredi deri në vitin 2033.
GJKKO vendosi të shtyjë seancën për 15 qershor të mbrojtjes së vendimit për të përgatitur konkluzionet. Mbrojtja kërkoi ti vihen në dispozicion të gjitha procesverbalet e procesit gjyqësor. Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa
SPAK kërkoi 1 vit burgim që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove. Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër./albeu.com/