Ditën e sotme, prej një ore e gjysmë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka qenë në SPAK ku është marrë në pyetje nga Prokurorët e Posaçëm, në lidhje me hetimet ndaj tij.
Gazetarja Klodiana Lala, bën me dije se Veliajt i janë komunikuar dyshime për një akuzë të re, që lidhet me futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, vepër që lidhet me nenin 324 A/1 për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.
Veliaj është duke u transferuar nga ambientet e SPAK, drejt qelive të paraburgimit të Durrësit.