Akuzat se ka ndihmuar Serbinë në luftën ndaj Kosovës, reagon Berisha: I kam dhënë armë falas Bosnjës dhe Kroacisë të luftojnë Jugosllavinë

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në RTK në Kosovë ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë se ka ndihmuar Serbinë në luftën ndaj Kosovës.

Berisha e ka mohuar dhe ka shtuar se ka ndihmuar me armë Bosnjën dhe Kroacinë në luftën kundër Jugosllavisë.

Berisha: Të gjithë krizën e naftës e përjetonte Kosova dhe unë nuk doja që kjo embargo të binte mbi Kosovën . Në Kosovë ka tokë. Unë kërkoja publikisht heqjen e embargos. Raportet e OKB-së tregojnë që 96% të naftës Serbia e merrte nga Danubi. Për të zbatuar ligjin ndërkombëtar unë kam bërë gjithçka mundesha. A kishte shkelje? Po. Zonat kufitare trafikonin naftë me mushka. Tani unë s’mund të urdhëroja të vriteshin fshatarët që dërgonin bidonë me naftë. Jo atë nuk e bëja. Nuk mund të pranoj unë të qëllohet për një bidon naftë. Nuk qenë vetëm këto. Filluan në Shkodër të ndërtojnë bote gjysmë në ujë. Bëmë luftë efecientë. Nëse shkelje embargo quhet transportimi i naftës me mushka dhe gomar që bënin fshatarët e një zonë të vogël të veriut, atëherë është një slogan i enveristëve.

Gazetari: Ka pasur njerëz me pozita të larta shtetërore në Kosovë që ju kanë akuzuar për këtë.

Berisha: Çfarë ka bërë Sali Berisha për luftën? Sali Berisha i ka dhënë falas armë Bosnjes dhe Kroacisë. Ngarkesa të tëra me barut me murtaja, predha, janë dhënë për luftë kundër Serbisë. Vendi që ka ndihmuar falas me materiale luftarake. Edhe këto ishin embargo por këto shkeleshin jo vetëm nga Shqipëria. Qëndrimi ndaj luftës ka qenë më i ashpri ndaj Serbisë. Nuk kam qenë për embargo që e ka vuajtur populli serb. Sali Berisha ka dhënë kontribut esencial në luftën kundër Serbisë duke cuar të gjitha armatimet që zotëronte dy vendeve, Kroaci dhe Bosnje.

 


Shtuar 12.01.2022 21:23