Akuzat për portin e Durrësit, Basha – Berishës: Gënjeshtër, PD e prerë për transparencë

Kreu i PD-së i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shprehur se Lulzim  Basha se bashkë me Ramën kanë bërë pakt për portin e Durrësit.

Basha u shpreh se kjo është një gënjeshtër e pastër dhe shtoi se demokratët janë të prerë për të kërkuar transparencë për të gjitha investimet.

“Projekti i portit të Durrësit. Një nga arsyet kryesore pse sharlatanët ecin para në politikë është se i bëjnë njerëzit të mos mendojnë. I ushqejnë si fëmijët në çerdhe. Merre, merre. Nuk logjikojnë. Është ngritur një gënjeshtër sikur unë dhe Rama kemi pakt për portin e Durrësit. Kjo është një gënjeshtër e pastër. Ne kemi qëndruar të prerë për transparencë. Ne duam të shohim shumë para të investohen. Por ka një ndryshim miqtë e mi. Do ta përmbledh me diçka që e kam përjetuar vetë.

PD është pro zhvillimit që nuk dëmton asetet shekullore të Durrësit. Që të bëhet kjo, nuk duhet sjellë një sheik. Thanë do sjellin një sheik për të bërë kullën Al Habibi, Ka përplasje të banorëve me FNSH që duan t’i prishin shtëpitë. Kjo nuk është tokë pa zot. Ju e dini që projekti i zhvillimit është konkurrenca. Në qytetin ku kam studiuar është një qytet i vjetër. Pati një projekt që ndërthurte dy aspekte”, deklaroi Basha./albeu.com


Shtuar 18.02.2022 11:51