Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se janë mbledhur firmat në asamblenë e këshillit të Europës për mocion për një rezolutë të re mbi atë trë 2011, ku u ngritën akuza ndaj UÇK për trafikim organesh.
Më tej kreu i qeverisë shkruan se rruga e drejtësisë për Kosovën do të triumfojë.
“I MBLODHËM MË NË FUND FIRMAT NË ASAMBLENË E KËSHILLIT TË EUROPËS PËR MOCIONIN PËR NJË REZOLUTË TË RE MBI REZOLUTËN E VITIT 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj USHTRISË SË LAVDISHME ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS për trafikun e organeve njerëzore.
Rruga e Drejtësisë për Kosovën, gjakun e derdhur për liri, dëshmorët e UÇK-së dhe heronjtë e saj të gjallë sot në Hagë, do të jetë e gjatë, e mundimshme, madje edhe fyese deri në palcë, por Drejtësia do të triumfojë në fund fare, sepse s’ka forcë në botë që ta damkosë si kriminale një luftë çlirimtare”, shkruan Rama./albeu.com