Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vivien Thano, ka qenë së fundmi e ftuar në “Top Albania Radio”.
Ajo ka folur për raportin me Getinjon, me të cilin ka qenë i lidhur gjatë kohës sa ishte në BBVK.
“Ti më herët ke thënë që arsyeja e ndarjes nga Getinjo, ishte sepse ai ishte i varur nga lojërat e fatit. Të kontaktoi atëherë?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.
“Herën e fundit që jemi takuar, që bëmë atë intervistën e famshme që plasi bomba gjithandej, edhe unë kam qenë në një gjendje emocionale shumë të rënduar. Kam qenë në periudhë shumë të errët, kisha rënë tek një gropë, që do bëj gjithçka në jetën time vetëm që të mos ta shikoj më veten ashtu”, u shpreh ajo.
Tutje shtoi: “Unë jam gjithmonë ‘drejt e drejtë’, ndoshta edhe se jam këtu ku jam, si për mirë e si për keq, kam humbur por dhe kam fituar shumë njerëz e shumë gjëra, vetëm prej faktit që unë jam kështu. Nuk më pëlqen që t’i bëj bishta gjërave. Ai muhabet, ishte një fakt që nuk është se e thashë unë, se edhe ai vetë e kishte shprehur në këngë e vende të tjera”.
“Ke informacione nëse vazhdon të jetë ende i varur nga këto gjëra?”, vazhdoi pyetja e gazetarit Ronaldo Sharka.
“Nuk e di, nuk e kam idenë. Kam folur me disa shokë të tij që më kanë shkruar. Si dyshues duken edhe ata. Por mua nuk më intereson më. Unë thjesht i uroj më të mirat se ka qenë një person i rëndësishëm për mua. Por kaq është. Prandaj jeta është kaq e bukur sa e frikshme”.