Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg Artur Ballën dhe 10 vite burg Bledar Lilon, përkatësisht kunatin dhe ish-truprojën e Rezart Taçit, të akuzuar për pastrim parash, grup kriminal si dhe konfiskimin e shumës prej 18 399 941 eurosh.
Të tre akuzohen se do të pastronin në Shqipëri miliona euro të mafias italiane.
Kujtojmë se vetë Rezart Taçe është në arrati. Rezart Taçi akuzohet së bashku me katër italianë dhe dy bashkëpunëtorët e tij për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Taçi do të pastronte rreth 18.4 milionë euro të mafies italiane në Shqipëri.