Aktualitet ”Pse u hedh pleh patateve”/ Detaje nga krimi i dyfishtë në Roskovec, zënka kishte filluar 10 ditë më parë me djalin

Detaje të reja kanë dalë nga krimi i dyfishtë, i cili ndodhi ditën e sotme në Roskovec. Shefit Rrapaj, 80 vjeç vrau me pushkë bashkëshorten 75 vjeçe dhe më pas vrau edhe veten. Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë. Bëhet me dije se në momentin e ngjarjes së rëndë, djali i viktimave kishte qenë në spital për një konsultë mjeksore.

Por konflikti mes çiftit nuk kishte nisur sot, por 10 ditë më parë. Kjo pasi 80-vjeçari Rrapaj, ishte konfliktuar me djalin, vetëm sepse ai i kishte hedhur pleh patateve të mbjella. ”Pse u hedh pleh patateve”, mësohet se i ka thënë viktima të birit.

Banorët e zonës kanë thënë se 80-vjeçari ishte person me karakter konfliktual, ndërsa bashkëshortja e tij ishte natyrë e qetë dhe mbante gjithmonë anën e të birit në konfliktet familjare.

Madje zënka e fundit kishte përfunduar në Komisariatin e Rroskovecit. Pas kthimit nga spitali, i biri kishte gjetur prindërit e vrarë. Ai kishte lajmëruar fillimisht një të afërm dhe më pas policinë. I moshuari ka goditur fillimisht bashkëshorten dhe më pas veten.


Shtuar 24.03.2026 21:30