Aktori i njohur turk, Erkan Petekkaya, një ndër të preferuarit e publikut shqiptarë ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të kaluar një pjesë të pushimeve këtë vetë. Ka qenë vetë Petekkaya i cili ka ndarë në rrjetet e tij sociale video nga Tirana dhe nga Vlora.
“Qyteti është po aq i mrekullueshëm sa njerëzit e tij, u ndjeva si në shtëpinë time”, ka shkruar ai.
Aktori i madh Erkan Petekkaya ka bërë për vete një pjesë të mirë të shqiptarëve edhe nëpërmjet një ndër serialeve turke më të vlerësuara ndër vite, “DILA”.
Kjo nuk është hera e parë që aktori viziton Shqipërinë. Ai ka zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet edhe në vitin 2019, kur përveç Shqipërisë, vizitoi edhe Kosovën.
https://www.instagram.com/reel/C_fT7wioBak/?igsh=Z2kxbnc3YjNuNjIz