Aktivizohet mbrojtja ajrore në Teheran/ Irani lëshon raketa drejt Izraelit, ja çfarë paralajmëron udhëheqësi suprem i vendit

Përshkallëzohet situata ne Lindjen e Mesme. Pas deklaratës së ushtrisë izraelite, e cila tha se sulmoi centralin bërthamor të Iranit në Isfahan, Irani nga ana e tij ka lëshuar raketa ndaj Izraelit.

Për rrjedhojë, Izraeli i bëri thirrje qytetarëve që të qendrojnë në strehimore deri në një njoftim të dytë.

Izraeli tha më herët se shkatërroi infrastrukturën bërthamore në Isfahan.

Avionët e Forcave Ajrore sulmuan vendin bërthamor, ku zhvillohet procesi i rikonvertimit të uraniumit të pasuruar, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), raporton BBC.

IDF tha se ka “shkatërruar një strukturë për prodhimin e uraniumit metalik, infrastrukturën për konvertimin e uraniumit të pasuruar, laboratorët dhe infrastrukturën shtesë”.

Ndërkohë udhëheqësi iranian paralajmëroi për veprime të ashpra kundër Izraelit.

Pak para se Izraeli të deklaronte se kishte kryer sulme në uzinën bërthamore të Isfahanit, udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, paralajmëroi se forcat iraniane do të “veprojnë me forcë” kundër Izraelit.

Përmes një postimi në X ai paralajmëron se ata “nuk do të shpëtojnë të padëmtuar nga ky krim”.

“Kombi iranian mund të jetë i sigurt se nuk do të ketë mangësi në këtë drejtim.”

Gjithashtu sot pasdite u aktivizua mbrojtja ajrore në Teheran.

Mediat iraniane raportojnë se mbrojtja ajrore iraniane është aktivizuar në disa pjesë të Teheranit.


Shtuar 13.06.2025 20:34

Tags: ,