Aktiviteti fizik, cila orë e ditës është më e dobishme për zemrën?!

Sipas një studimi të ri, koha kur vendosni të bëni ushtrime fizike ndikon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas ekspertëve, aktiviteti fizik në mëngjes është i lidhur me reduktimin më të madh të rrezikut për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru, krahasuar me aktivitetin fizik të mesditës dhe pasdites, sipas një studimi të ri të botuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë.

Në përpjekje për të kuptuar më mirë ndikimin e kohës së aktivitetit fizik në rrezikun CVD, studiuesit holandezë mblodhën të dhëna të aktivitetit fizik nga pjesëmarrësit gjatë periudhave 7-ditore duke llogaritur aktivitetin mesatar 24-orësh. Ekipi më pas përdori këto të dhëna për të krijuar 4 grupe të ndryshme të aktivitetit fizik në varësi të kohës së pikut të stërvitjes: grupi 1 rreth mesditës, grupi 2 në mëngjes herët, grupi 3 në mëngjes vonë dhe grupi 4 me kulmin e pasdites. Analiza statistikore përdori modele të përshtatura për moshën, gjininë, indeksin e masës trupore dhe duhanin.

 

Një total prej 86,657 pjesamrrëshish me një moshë mesatare 61.6 vjeç (58% femra) u përfshinë dhe u ndoqën për 6 vjet. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 2911 raste të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 796 goditje në tru. Pjesëmarrësit që kishin nivele më të larta të aktivitetit fizik herët në mëngjes u zbulua se kishin 11% rrezik. Megjithatë, vetëm ata në grupin 3 (aktiviteti fizik në mëngjes vonë) kishin një rrezik të reduktuar ndjeshëm të goditjes vaskulare, si dhe konkretisht infarkti ishemik.

Studiuesit arritën në përfundimin se këto gjetje të hulumtimit theksojnë rëndësinë e mundshme të kohës së stërvitjes në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.


Shtuar 15.09.2023 07:37